• Home
  • Champions League
  • Manchester City duket i pandalshëm, Guardiola zbulon skuadrën që e frikëson më shumë

Manchester City duket i pandalshëm, Guardiola zbulon skuadrën që e frikëson më shumë

Manchester City ka një avantazh të konsiderueshëm në Premier League dhe ka hipotekuar një vend në çerekfinalet e Champions League, pas fitores bindëse 5-0 të arritur mbrëmjen e së martës kundër Sporting-ut.

Qytetarët po kalojnë një moment shumë të mirë forme, por duket se ka një skuadër që i prish gjumin trajnerit Pep Guardiola, siç ka pranuar edhe ai vetë në një intervistë të dhënë pas ndeshjes së Champions-it.

I pyetur nga gazetari nëse ka një skuadër që mund ta mposhtë City-n në këtë moment, Pep ka thënë:

“Liverpool-i. Janë 6 pikë pas nesh në kampionat. Ata kanë qenë rivali ynë më i madh në sezonet e fundit. Janë gjithmonë aty. Janë një problem i vërtetë dhe një skuadër fantastike në Europë”.

Leave A Comment