• Home
  • Futboll Bota
  • Roma rrezikon jashtë mase, tensioni në maja! “Hyri te dhoma e gjyqtarëve pa leje pas kuqit ndaj Zaniolos”

Roma rrezikon jashtë mase, tensioni në maja! “Hyri te dhoma e gjyqtarëve pa leje pas kuqit ndaj Zaniolos”

Lufta mes Romës dhe arbitrave këtë sezon duket se nuk ka pushim. Prokurori Federal ka hapur një procedim, mbi raportin e AIA-s (Shoqates se Arbitrave) kundër klubit verdhekuq për shkak të pranisë së ish-arbitrit Gianpaolo Calvarese në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit Rosario Abisso në fund të ndeshjes kundër Genoa-s, 5 shkurt 2022 që përfundoi 0-0.

Kjo është ndeshja që përfundoi mes polemikave për golin e anuluar në minutën e 90-të te sheuar nga Nicolò Zaniolo pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të Abrahamit ndaj Vazquez në fillim të aksionit. Fundi i lojës ishte mjaft i ndezur dhe arbitri dërgoi paraprakisht autorin e shënimit në dhomën e zhveshjes, i cili më pas u hoq, për shkak të protestave. E gjithë situata e krijuar në ato momente në stadiumin Olimpico ndezi tensione si në fushë ashtu edhe në kthimin në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që tha gjyqtari Rosario Abisso ne raportin e tij, kur situata ishte qetësuar në dhomën e tij, u shfaq ish-arbitri Gianpaolo Calvarese, i punësuar së fundmi si konsulent për arbitrat nga Roma: ish-bilbili ishte aty, siç raportohet, për të pyetur se çfarë ai kishte shkruar në raport për kartonin e kuq të dhene ndaj Zaniolos. Episodi çoi në hapjen e menjëhershme të një dosjeje nga Prokuroria e Arbitrazhit të drejtuar nga Rosario D’Onofrio.

Kjo është një çështje mjaft e ndërlikuar, duke qenë se pas dëgjimit të bilbilit sicilian, dokumentet iu dërguan Prokurorisë së FIGC-së, e cila hapi një hetim.

Për momentin është nën hetim roli i Calvarese, i cili është punësuar si konsulent i jashtëm dhe nuk mund të gjykohet nga Prokurori i Arbitrazhit për shkelje të rregullores apo kodit të brendshëm të etikës për shkak se ka dhënë dorëheqjen nga AIA.

Sigurisht, megjithatë, ndaj klubit verdhekuq do të kërkohet informacion për praninë e ish-arbitrit në një zonë të rezervuar për anëtarët.

Çfarë rrezikon Roma? Nëse do të vinte në referim, klubi Friedkin mund të shpëtonte me një gjobë dhe një skualifikim të drejtorëve që duhet ta kishin penguar të ndodhte kjo: vetëm nëpunësi zyrtar i klubit, i cili për verdhekuqte është Vito, mund të hyjë në sallen e arbitrave.

Lufta mes Romës dhe arbitrave po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe nuk duket se ka asnjë shenjë paqeje…

Leave A Comment