Vazhdojnë diskutimet për gabimin e bërë në shortin e 1/8-ave të Champions League, që e ka detyruar UEFA-n që ta përsërisë shortin.
Protagonist, jo me dashje, ish-sulmuesi rus Andrej Arshavin, i cili është kthyer të flasë për atë moment.
“Këto situata të jashtëzakonshme janë normale për mua”, ka thënë ish-ylli i Arsenal për Match TV.
“Kur jam unë, nuk mund të bësh asgjë, bëhem heroi i situatave që nuk i ndodhin kurrë askujt. Vetëm mua. Duket se nuk kanë bërë kurrë një short të dytë, por unë nuk e shikoj si skandal për UEFA-n, pavarësisht se të gjithë kështu e kanë përshkruar”.
Arshavin ka shtuar:
“Ka qenë vetëm një gabim mekanik dhe njerëzor dhe kemi bërë gjitha nga e para. Të paktën janë kujtuar për mua në Europë falë këtij gabimi”.