Sipas Bild, Bayern ka vendosur t’i bëjë një ofertë të rëndësishme Niklas Sule, për ta bindur që të rinovojë me bavarezët.
Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit 10 milionë euro në sezon.
Për lojtarin interesohet prej kohësh Chelsea, që rrezikon ta humbasë me kosto zero Antonio Rudiger.