• Home
  • Moto GP
  • Ende i dëmtuar, Marquez rrezikon garën e fundit dhe testet dimërore

Ende i dëmtuar, Marquez rrezikon garën e fundit dhe testet dimërore

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, rrezikon të mos jetë në pistë as në garën e fundit sezonale të MotoGP, atë që zhvillohet pas 2 javësh në Valencia. Mediat gjermane bëjnë me dije se 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit ka ende probleme fizike, pas aksidentit të pësuar pak ditë më parë, gjatë stërvitjes.

Ai nuk garoi ditën e diel në Portugali dhe me shumë gjasa do të mungojë edhe në garën e radhës. Jo vetëm kaq, por ai mund të mos jetë në pistën e Jerez as në provat e fundvitit, që zhvillohen aty më datat 18-19 nëntor. Duket se dëmtimi i pësuar pak ditë më parë nga aksidenti është më i rëndë nga sa është publikuar në media.

Leave A Comment