• Home
  • Tenis
  • Djokovic kalon natën i izoluar në një hotel për emigrantë, ka kohë deri të hënën për të zgjidhur situatën

Djokovic kalon natën i izoluar në një hotel për emigrantë, ka kohë deri të hënën për të zgjidhur situatën

Çështja e tenistit serb Novak Djokovic, numri 1 në botë që prej më shumë se 18 orësh ka mbërritur në Australi, por nuk lejohet të hyjë në këtë shtet për shkak se i ka skaduar viza dhe nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, po bën xhiron e botës. Mësohet se tenisti e ka kaluar natën në një hotel, në një qendër ku mbahen emigrantët.

Djokovic do të qëndrojë në këtë hotel deri ditën e hënë, kohë në të cilën ku avokatët e tij do të aplikojnë për viza për tenistin dhe stafin e tij. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë. Nëse kjo situatë nuk sqarohet, atëherë tenisti nuk do të lejohet të hyjë në Australi dhe do të kthehet në vendlindje.

Serbi mbërriti në Melburn për të luajtur në grand slam të Australian Open, ku është kampion në fuqi, edhe pse nuk ka kryer vaksinën (kusht i detyrueshëm për të luajtur). Djokovic kishte siguruar një “leje mjekësore” nga shteti i Victoria (ku ndodhet Melburni), por qeveria australiane kishte dalë kundër, duke parë shtimin e rasteve me Covid-19 ditët e fundit.

Gjithsesi, pas mbërritjes në aeroport, tenisti dhe stafi i tij janë mbajtur të izoluar për 6 orë dhe më pas ai është transferuar në një hotel, në një qendër për emigrant, ku ndodhet në izolim (karantinë).

Leave A Comment