• Home
  • Champions League
  • CHAMPIONS: City feston me Cancelo-Mahrez, katër gola në Besiktas-Sporting (Video)

CHAMPIONS: City feston me Cancelo-Mahrez, katër gola në Besiktas-Sporting (Video)

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve hapëse të javës së tretë të fazës me grupe të Champions League.

Manchester City ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 2-0 në fushë e Club Brugge.

Pas dy golave të anuluar në minutat e para të ndeshjes, Qytetarët kanë shënuar dy gola të tjerë në minutën e 30-të dhe 43-të.

Cancelo ka zhbllokuar takimin me një finalizim të bukur pas një asisti magjik të Foden, dhe Mahrez ka dyfishuar nga pika e bardhë.

Gola dhe emocione në Turqi mes Besiktas dhe Sporting.

Ndeshja e Stambollit është ndezur me tre gola në harkun e 12 minutave.

Coates (15′) ka shënuar për miqtë, Larin (25′) ka barazuar për vendasit, por Coates (27′) ka kthyer në avantazh portugezët.

Sarabia (44′) ka realizuar të tretin për Sporting nga pika e bardhë.

Besiktas ka ngushtuar diferencat në 3-2 në fundin e pjesës së parë, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje.

Leave A Comment