• Home
  • Tenis
  • Djokovic rikthehet në fushë, në Dubai për të mbrojtur fronin

Djokovic rikthehet në fushë, në Dubai për të mbrojtur fronin

Tenisti serb Novak Djokovic ka lënë pas krahëve eksperiencën e hidhur që përjetoi dy javë më parë në Australi, shtet nga i cili u përjashtua pasi nuk kishte kryer vaksinën anti-Covid, kishte probleme me dokumentacionin dhe thyerjen e karantinës. Ai nuk u lejua të luajë në grand slam të Australian Open dhe tashmë rrezikon kreun e renditjes botërore, pasi nuk është në gjendje të mbrojë trofeun dhe pikët e fituara në Melburn një vit më parë.

Në krye të renditjes mund të ngjitet në fillimin e shkurtit tenisti rus Daniil Medvedev, i kualifikuar në çerekfinalet e Australian Open dhe ka 1280 pikë më pak Djokovic. Në rast triumfi në Melburn, Medvedev do të fitojë 2000 pikë dhe do të kapë kreun. Për të mbrojtur “numrin 1”, Djokovic ka vendosur të rikthehet në fushë që në muajin shkurt. Ai do të jetë në turneun e Dubai (vlen 500 pikë), turne të cilin e ka fituar 5 herë në karrierë, me shpresën të jetë sërish në majë.

Leave A Comment