• Home
  • La Liga
  • Lazio, a e pe debutimin e Muriqi në La Liga? Ai është heroi i ri i Mallorca…

Lazio, a e pe debutimin e Muriqi në La Liga? Ai është heroi i ri i Mallorca…

Më në fund buzëqesh Vedat Muriqi. Te Mallorca, sulmuesi kosovar duket se ka gjetur veten. Goli i parë në debutimin e tij në La Liga, shtysë themelore që i lejoi djemtë e stërvitur nga Luis Garcia të mundnin Cadizin 2-1. Vedat shënoi nga penalltia, por tashmë trajneri dhe tifozët po e brohorasin. “Ai është një lojtar shumë i ndryshëm nga ata që kishim, na mungonte një profil i tillë”, – janë fjalët e trajnerit të klubit balear.

Fansat, në rrjetet sociale, e kanë kurorëzuar tashmë atë si “heroin” e ri. Goli u vlerësua, por mbi të gjitha mbështetja për ekipin. Angazhimi ndaj Lazio sigurisht që nuk ka munguar kurrë, por nuk ngjiti me fanellën bardhekaltër. Ai praktikisht ka barazuar rekordin e golave ​​të shënuar me kryeqytetasit italianë në Serie A (një gol).

Goli tjetër i Vedat me “shqiponjën” në gjoks u realizua në Kupën e Italisë. “Kam arritur të shënoj në ndeshjen e parë në shtëpi, por për mua e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe të marrë 3 pikët. Kur je sulmues, gjithmonë dëshiron të shënosh, ndaj i kërkova Salvës penalltinë e parë. Ai më la të dytën, iu jam shumë mirënjohës për gjithçka shokëve të mi, që më pritën shumë mirë.”

Aventura në Spanjë për lojtarin ende në pronësi të Lazio duket se ka nisur në mënyrën më të mirë.

Leave A Comment