• Home
  • Nations League
  • Luis Enrique injoron Italinë dhe zbulon kombëtaren më të mirë të momentit

Luis Enrique injoron Italinë dhe zbulon kombëtaren më të mirë të momentit

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, buzëqesh pas shortit të Nations League që e ka vënë skuadrën e tij përballë Italisë në gjsymëfinale.

“Për mua skuadra më e mirë është Belgjika, e ndjekur nga Franca. Janë ato  dy skuadrat më të mira për rezultatet që kanë marrë deri tani”.

“Italinë nuk e njoh shumë mirë, di që po kalon një moment ndryshimi, por tani kemi kohë për ta studiuar dhe për t’u përgatitur”.

“Fitorja kundër Gjermanisë ka treguar progresin tonë, sulmi ynë ka qenë shumë i fortë dhe  i kemi vënë në vështirësi me zotërimin e topit, por i konsideroj gjermanët një nga favoritët për fitoren e Europianit”.

Leave A Comment