• Home
  • Seria A
  • “Nata para provimit”; tifozët elektrizojnë Napolin. Takim me Insigne dhe Koulibaly para… Interit

“Nata para provimit”; tifozët elektrizojnë Napolin. Takim me Insigne dhe Koulibaly para… Interit

Napoli karikohet për sfidën e titullit kundër Interit. Sot, në orën 18:00, zikaltrit e Simone Inzaghit do të mbërrijnë në “Maradona Stadium”. Atmosfera në qytet nuk mund të ishte më elektrizuese.

Tifozët e “azzurri” shfrytëzuan rastin për ta demonstruar afërsinë e tyre me skuadrën. Tubimi para hotelit “Caracciolo”, ku po qëndron e grumbulluar skuadra e Luciano Spalletti, pa një pjesëmarrje të madhe të tifozëve dhe atmosferë tejet festive.

Mes thirrjeve të shumta për klubin dhe lojtarët, u shfaq edhe pankarta: “Nata para provimit”. Kjo për të dëshmuar edhe një herë se sa ndjehet në qytet ndeshja e Serie A ndaj trengjyrëshve zikaltër (kampionëve në fuqi).

Tifozët shfrytëzuan rastin për të biseduar edhe me senatorët e Napolit: kapitenin Lorenzo Insigne dhe Kalidou Koulibaly, i cili sapo ishte kthyer në Itali, pas udhëtimit triumfues në Kupën e Afrikës. Mbështetësit shprehën gjithë afërsinë e tyre për lojtarët, skuadrën e zemrës. Tani topi shkon tek ata në fushë…

Leave A Comment