• Home
  • Seria A
  • Napoli-Inter, supersfida e titullit. Spektakël i garantuar në “Maradona”

Napoli-Inter, supersfida e titullit. Spektakël i garantuar në “Maradona”

Ndeshja e madhe e javës së 25-të të Serie A do të luhet sot, prej orës 18:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Napoli pret aty Interin dhe ka mundësinë të kalojë të paktën për momentin zikaltrit në krye të renditjes.

Spalletti ka rifituar edhe Koulibaly, duke u rikthyer nga Kupa e Afrikës. “Bisha” sengaleze pritet të startojë nga fillimi përkrah Rrahmanit në qendër të prapavijës së bluve. Lobotka konfirmohet në mesfushë së bashku me Fabian Ruiz. Pas Osimhen do të luajnë Politano, Zielinski dhe Insigne.

Simone Inzaghi (i pezulluar) duhet të heqë dorë nga Bastoni, i cili do të zëvendësohet nga Dimarco në treshen e mbrojtjes së bashku me Skriniar dhe De Vrij. Dumfries dhe Perisic do të patrullojnë si “piston” të jashtëm. Në mesfushë Barella, Brozovic dhe Calhanoglu, ndërsa Lautaro Martinez dhe Dzeko konfirmohen në sulm.

Ja formacionet e mundshme:
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.

Leave A Comment