• Home
  • Futboll Bota
  • Paratici dhe Conte “plaçkisin” Juventusin, ja ylli i radhës bardhezi që kanë piketuar

Paratici dhe Conte “plaçkisin” Juventusin, ja ylli i radhës bardhezi që kanë piketuar

Tottenhami “made in Itali” i Paratici dhe Conte ka si synim madhor një tjetër yll bardhezi, Paulo Dybala. Siç raportohet nga “TEAMtalk”, klubi i “Spurs” po e ndjek me vëmendje të veçantë evolucionin e çështjes së lidhur me “Joya”.

Prioriteti i sulmuesit argjentinas mbetet rinovimi i kontratës, që skadon në qershor, me “Zonjën e Vjetër”, por ende nuk është gjetur një marrëveshje mes palëve. Thashethemet e tregut sigurisht që nuk mungojnë. Pra, përveç Liverpool-it, i interesuar nga Anglia për “Joya” është edhe Tottenham.

Kujtojmë se në merkaton e dimrit, Paratici, deri verën e kaluar drejtor sportiv te bardhezinjtë, tashmë në këtë pozicion te londinezët, mori Kulusevski dhe Bentacur. Përpjekjet vazhdojnë për të kompletuar treshen bardhezi, me “qershinë mbi tortë”, Paulo Dybala.

Leave A Comment