• Home
  • Moto GP
  • U përjashtua nga Yamaha, piloti spanjoll gjen skuadër të re për vitin 2022

U përjashtua nga Yamaha, piloti spanjoll gjen skuadër të re për vitin 2022

Piloti spanjoll Maverick Vinales do të garojë me motorin Aprilia sezonin e ardhshëm 2022 të MotoGP. Aktualisht Vinales është nën kontratë me Yamaha, me të cilën fitoi edhe garën e parë sezonale.

Gjithsesi, marrëdhënia mes pilotit dhe motori japonez është krisur, aq sa Yamaha e ka pezulluar pilotin, që nuk garoi në Austri, nmë garën e fundit. Vinales nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar transferimin te Aprilia sezonin e ardhshëm.

Ende nuk dihet nëse Vinales do të zbresë më në pistë këtë sezon me Yamaha. Spanjolli, 26 vjeç, në MotoGP ka arritur 9 fitore, 28 podiume dhe 13 “pole position”. Ai konsiderohej favorit për titullin këtë sezon, por ka zhgënjyer.

Leave A Comment