Është mbyllur pjesa e parë e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.
Bardheblutë po fitojnë 1-0 falë një goli të Përgjonit në minutën e 27-të.
Atmosfera në Air Albania Stadium ka qenë e zjarrtë, me sfidën që është ndërprerë për disa minuta në fillim për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarrëve të hedhur në fushën e lojës nga tifozët.
Skuadra e Shehit ka kaluar në avantazh në minutën e 8-të me Xhixhën, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje të Ngoo.