• Home
  • La Liga
  • Real Madridi “zë radhën” për Haaland, kërkon ta fusë një vit në “frigorifer”…

Real Madridi “zë radhën” për Haaland, kërkon ta fusë një vit në “frigorifer”…

Real Madridi mësohet se i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndrojë edhe një vit te Borussia Dortmund, përpara se të kalojë te “Los Blancos” në verën e vitit 2023. Kjo u raportua në Gjermani nga gazeta “Ruhr Nachrichten”, e cila i referohej katalanases “Sport”.

Sulmuesi norvegjez, i kërkuar nga shumë klube, përfshirë Barcelonën dhe Paris Saint Germain, duhet të vendosë për fatin e tij në ditët në vijim. Sipas mediave iberike, interesimi i Realit për Haaland është ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë ka marrë formë kjo hipotezë e re.

Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin më vitin 2023, vit i cili përkon me skadimin e kontratës së Karim Benzema. Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili duket se i ka dhënë Realit një lloj përparësie (bese), sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Ai vërtet dëshiron të transferohet në “Bernabeu”, por nuk mund të futet “në frigorifer” një vit për Real Madridin. Kohëve të fundit kanë qenë të shumtë ata që i kanë kujtuar se në një ekip me Mbappe, ai do të ndjehej si Neymar në hijen e Messit te Barcelona. E thënë ndryshe, nëse luan bashkë me yllin francez te Real Madridi, duhet ta harrojë “Topin e Artë”…

Leave A Comment