Sandro Tonali është intervistuar nga DAZN në pas-ndeshjen Milan-Sampdoria e perfunduar 1-0 me golin e Rafal Leao…
“Ndoshta na duhej një gol në pjesën e dytë për të qenë më të relaksuar, por edhe kështu është një javë perfekte. Prej kohësh na mungonin 3 fitore radhazi, na japin shumë besim edhe në momente të vështira. Fitorja është e bukur, do të na bëjë mirë për të ardhmen”.
Një javë si kjo në mendjen e Tonalit… “Jam i lumtur, nëse i heqim këto dy vite, ka kaluar shumë kohë që Milani nuk ka shkuar kështu dhe një tifoz nuk ka qenë aq i lumtur që ka ardhur në stadium. Jemi të lumtur për tifozët dhe krenarë për gjithë këtë. Ne e dimë që ata që vijnë në stadium na duan dhe ne përpiqemi t’i shpërblejmë në fushë”.
Ndeshja e 25 si titullar: “Çdo lojë ndryshon. Edhe sot nuk ishte e lehtë, duke luajtur në mesditë me këtë temperaturë që nuk jemi mësuar. Ju duhet të mësoheni me të gjitha këto në nxehje. Jam i kënaqur me atë që po bëj dhe nuk duhet te dorëzohemi asnjë centimetër”.
Për asistimin e Maignan: “Do të ishte një sfidë e madhe për ta parë atë në mesfushë. Ai është një djalë i mrekullueshëm, ai punon shumë. Nuk e sheh kur mbërrin apo kur mbaron, është gjithmonë në punë. Ai ka kokën për të qenë portier i Milanit, ne e duam atë.
Mësoi italishten në 5 ditë, ka edhe fatin që ka në skuadër disa djem francezë: po e ndihmojmë të gjithë. A kam frikë se do të më vjedhe vendin në mesfushë? Duket mirë në portë… (qesh).
Për rinovimet e lojtarëve të rëndësishëm.
“Sigurisht që ndjej dashurinë e tifozëve, jo vetëm unë por edhe lojtarët e tjerë janë brenda Milanit si njerëz dhe si lojtarë. Klubi është me ne, na mbron dhe kjo është thelbësore”.
A do doje rinovimet e Kessie dhe Romagnoli.
“Po, sepse Frank dhe Alessio jane shoket e mi dhe i njoh prej kohësh. Edhe sot treguam, në një ditë jo aq të lehte, se e duam njëri-tjetrin. Këtë e dëshmon edhe goli 1-0 ku shkuam të gjithë duke perqafuar Mike”…