• Home
  • Seria A
  • Sulmuesit e Interit vuajnë për gola, huazimet shkëlqejnë! Talenti i dërguar në Ligue 1 mahnit (VIDEO)

Sulmuesit e Interit vuajnë për gola, huazimet shkëlqejnë! Talenti i dërguar në Ligue 1 mahnit (VIDEO)

Ishte ndoshta nga ato që quhen “objekt misterioz” te Interi duke qenë se trajneri Simone Inzaghi e mori në grumbullim gjatë verës por që e aktivizoi vetëm nëpër miqësore ku u paraqit me gola dhe një rendiment të kënaqshëm…

Por, kjo nuk mjaftoi për ta bindur trajnerin që ta aktivizonte dhe kështu humbi mes stolit dhe tribunës, edhe pa patur asnjë dëmtim…
Megjithatë, Interi beson te ai dhe jo më kot pagoi plot 2.4 mln euro 2 vite më parë nga Nacional në Uruguaji. i fuqishëm, shpejtë dhe me sens goli. i huazuar të Brest, po tregon veten menjëherë.

Sot, në Ligue 1, gjatë ndeshjes mes Brest dhe Troyes ishte protagonist absolut. Martin Satriano shënoi dy gola dhe më pas sfida mbaroi 5-1.

Në herën e tij të parë si titullar me fanellën e re, ndikimi i Satrianos ishte shkatërrues: sulmuesi shënoi një dyfishim fantastik, goli i dytë u ndikua qartë nga era që pengoi shtyrjen e portierit të Troyes.

Por, teksa sulmi i Interit po has vështirësi, lojtarët sulmues në huazim këtë fundjavë kanë lënë gjurmë, si Pinamonti që po shkëlqen jashtëzakonisht te Empoli, që sot barazoi 1-1 ndaj Cagliarit, ndërsa edhe Bonazzoli me Salernitana-n në fushën e Genoa-s ka lënë gjurmë…

Leave A Comment