• Home
  • La Liga
  • Laporta, sulm frontal ndaj parardhësit të vet dhe Dembele

Laporta, sulm frontal ndaj parardhësit të vet dhe Dembele

Gjatë konferencës për të ilustruar rezultatet e hetimit mjeko-ligjor, në të cilin po tentohet të hidhet dritë mbi parregullsitë e shfaqura nën drejtimin e Jose Maria Bartomeu, Joan Laporta foli për rastin “Dembélé”, me francezin që mbeti në Barcelonë:

“Ai nuk donte të pranonte asnjë nga propozimet që i kishin ardhur. Kjo situatë nuk është e mirë për të dhe për klubin. Rinovimi do të na kishte dhënë një diferencë rroge, por nuk është e qartë se çfarë dëshiron. Mendojmë se ai ka një marrëveshje me një klub tjetër dhe ne do të veprojmë në interesin tonë”. E lexuar mes rreshtave: deri në qershor, me siguri francezi nuk do të dalë më në fushë.

Nuk mungoi sulmi shumë i ashpër ndaj drejtimit të Josep Maria Bartomeu: “Ne gjetëm operacione me përfitim të dyshimtë ekonomik, që meritonin hetime të mëtejshme. Kemi konstatuar disa pagesa pa motiv, pagesa me motiv të rremë dhe pagesa disproporcionale, të cilat dëshmojnë sjellje të padrejtë dhe që nuk përjashtojnë përgjegjësitë.

Tani e tutje duhet të lehtësojmë hetimet e Prokurorisë për të konstatuar përgjegjësitë e secilit. Ne e dinim që ishim në një situatë shumë të keqe ekonomike, por realiteti doli përtej imagjinatës, ishte një fatkeqësi.

Jemi këtu për të të sqaruar faktet dhe të mos ia drejtojmë gishtin askujt; ne nuk jemi policë e as gjyqtarë. Detyrimi ynë ishte për të informuar anëtarët, besojmë se kemi vepruar në interes të klubit”.

Leave A Comment