Botërori për klube, Lukaku i dhuron finalen Chelsea-t (Video)

Chelsea ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Al Hilal dhe ka siguruar një vend në finalen e Botërorit për klube, ku do të përballet me brazilianët e Palmeiras-it.

Heroi i sfidës së luajtur në Mohammed Bin Zayed Stadium (Abu Dhabi), ka qenë Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, i cili nuk shënonte prej disa ndeshjes, ka vendosur takimin me një gol të shënuar në minutën e 32-të.

Al Hilal është përpjekur të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë, duke shkuar disa herë afër golit të barazimit, por  pa arritur ta gjejë atë. Londinezët kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund dhe të sigurojnë finalen e madhe.

Leave A Comment