• Home
  • Formula 1
  • Mercedes, Wolff: 2021 sezon me shumë luhatje, rikthehemi më të fortë

Mercedes, Wolff: 2021 sezon me shumë luhatje, rikthehemi më të fortë

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, në këto ditë të para të vitit 2022 ka bërë një përmbledhje të asaj që ndodhi sezonin e kaluar. Makina gjermane u shpall kampione për konstruktorë në Formula 1, por në garën e fundit, madje në xhiron e fundit, humbi titullin kampion për pilotë.

Viti 2021 përfundoi, vit ku pati mjaft ulje e ngritje nga ana jonë. Patëm mjaft momente të lavdishme por edhe momente dramatike. Gjithsesi, këto ngjarje dhe luhatje e bënë këtë sport mjaft të bukur këtë sezon dhe u ndjemë të gjithë gjallë deri në momentin e fundit”, tha Wolff.

Ecim përpara me krenari dhe me kokën lart, për të fituar sërish të tjera trofe. Mercedes do të garojë gjithnjë për fitore, pasi të tilla momente të vështira në bëjnë edhe më të fortë”, tha Wolff.

Leave A Comment