• Home
  • Seria A
  • Dikur ishin “armiq” me njëri-tjetrin; Gazidis ka një apel publik për Ibrahimovic

Dikur ishin “armiq” me njëri-tjetrin; Gazidis ka një apel publik për Ibrahimovic

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis dha një intervistë të gjatë për ‘CNN’, ku u ndal në disa çështje kyçe, përfshirë të ardhmen e kuqezinjve. Një apel publik pati edhe për Zlatan Ibrahimovic:

“Zlatan është i vetëdijshëm se çdo vit që kalon duhet të përshtatë trupin e tij për të vazhduar të jetë një lojtar i rëndësishëm. Shpresoj që kur të vendosë të ndalojë së luajturi, do ta luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Milanit. Ne kemi një marrëdhënie të veçantë me Zlatan, ai ka dhënë vërtet shumë për këtë klub dhe në veçanti për të gjithë të rinjtë që po rriten te Milani”.

Kujtojmë se Zlatan Ibrahimovic nuk e ka zbardhur ende të ardhmen e tij. Ai duket në mëdyshje mes lamtumirës nga futbolli, rinovimit me Milanin apo një aventurë tjetër diku tjetër për t’i dhënë fund karrierës. Me gjasë, gjiganti suedez do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me “Djallin”, duke qenë se synon të jetë në Botërorin e Katarit, në fund të këtij viti, me Suedinë e tij.

Leave A Comment