• Home
  • Tenis
  • Djokovic: Nuk vaksinohem, jam gati të heq dorë nga trofetë

Djokovic: Nuk vaksinohem, jam gati të heq dorë nga trofetë

Në një intervistë për BBC, tenisti serb Novak Djokovic ka shpalosur idetë e tij në lidhje me çështjen e vaksinës anti-Covid. Ai ka konfirmuar se nuk e ka kryer vaksinën dhe se nuk do ta kryejë asnjëherë atë. Djokovic është gati të heqë dorë nga trofetë për të respektuar të drejtën e tij.

Nuk jam një person kundër vaksinimit, por jam gati të heq dorë nga trofetë për të respektuar të drejtën time. Ky është një çmim i lartë për t’u paguar, por gjithnjë kam mbrojtur të drejtën e zgjedhjes se çfarë do të fus në trupin tim”, u shpreh Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj.

Ai deklaroi se është gati të heqë dorë edhe nga Roland Garros e Wimbledon nëse ata do ta bëjnë të detyrueshme vaksinën për të marrë pjesë. “Trupi im, shëndeti im është më i rëndësishëm se çdo trofe. Unë nuk jam kundër vaksinës dhe e vlerësoj punën e madhe që bëhet për t’i dhënë fund pandemisë”, tha Djokovic.

Leave A Comment