• Home
  • Tenis
  • Djokovic në fushë pas 2 muajsh: Ja dy objektivat e mi për këtë sezon

Djokovic në fushë pas 2 muajsh: Ja dy objektivat e mi për këtë sezon

Numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Novak Djokovic, rikthehet këtë javë në fushë në Paris, 2 muaj pas humbjes së finales së US Open. “Jam i karikuar, sidomos pas një periudhe kaq të gjatë pushimi dhe pa luajtur. Ky ka qenë një vit i mbushur me suksese, por edhe mjaft i lodhshëm. Nga ana mendore më lodhi shumë dhe gjatë kësaj periudhe më është dashur të merrem më shumë gjëra, brenda dhe jashtë fushës”, tha tenisti serb.

Djokovic ka bërë me dije edhe objektivat e tij për këtë sezon. “Të qëndroj numri 1 në botë dhe të fitoj Kupën Davis me kombëtaren janë dy objektivat e këtij sezoni. Jam stërvitur mirë gjatë 2 javëve të fundit, por më mungon ritmi i duhur i ndeshjeve dhe kjo mund të jetë një pengesë. Tashmë jam mësuar të pranoj edhe humbjet edhe pse finalja e US open erdhi në momentin tim më të mirë e njëkohësisht në atë më të keq”, tha Djokovic.

Leave A Comment