• Home
  • Nations League
  • Gjermania humbi 6-0, a rrezikon shkarkimin Low? Drejtori i vendos “vulën”

Gjermania humbi 6-0, a rrezikon shkarkimin Low? Drejtori i vendos “vulën”

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk është në rrezik të humbasë vendin e punës, pavarësisht humbjes poshtëruese të së martës me Spanjën, 6-0. Këtë e konfirmoi drejtori i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Oliver Bierhoff. Kjo ishte humbja më e rëndë e gjermanëve që nga disfata e ngjashme (6-0) ndaj Austrisë në vitin 1931. Rezultati negativ 9-0 kundër anglezëve në vitin 1909 njihet si e vetmja humbje më e rëndë në historinë e Gjermanisë.

Bierhoff ka lëvizur shpejt për të ofruar siguri mbi të ardhmen e Low, duke thënë se 60-vjeçari do të jetë në krye të kombëtares për një kohë më të gjatë: “Absolutisht jo, trajneri nuk lëviz. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne ende i besojmë Joachim Low, jemi pa dyshime për këtë. Kur bëhet fjalë për trajnerin e ekipit kombëtar, duhet të mendoni dhe analizoni nga turneu në turne. Ne duam të arrijmë maksimumin në Europianin e vitit të ardhshëm.

Nevojitet ta “tretim” këtë humbje, së pari, edhe pse do të duhet pak kohë. Gjithçka shkoi keq. E humbëm topin lehtë dhe ekipi u shpërbë, kjo nuk duhet të ndodhte. Kemi për të mësuar shumë prej kësaj disfate, do të nxjerrim përfundime të vlefshme”.

Leave A Comment