• Home
  • Moto GP
  • Honda prezantohet me gjithë Marquez, piloti: Nuk e di se kur do të garoj

Honda prezantohet me gjithë Marquez, piloti: Nuk e di se kur do të garoj

Është prezantuar motori Honda HRC213V, që do të garojë në botërorin 2021 të MotoGP. Motori japonez do të pilotohet nga spnjollët Marc Marquez dhe Pol Espargaro. Gara e parë sezonale do të jetë më 28 mars, por ende nuk dihet nëse Marquez do të jetë në pistë atë ditë, për shkak të rikuperimit nga 3 operacionet që kreu gjatë vitit të kaluar në shpatull.

Marquez, që nuk garon prej 7 muajsh, ishte gjatë prezantimit të motorit Honda, ku u shpreh: “Jam më mirë, por duhet t’i bëj hapat një e nga një. Rikuperimi po ecën mirë dhe sa herë që vizitohem marr lajme të mira. Gjithsesi, duhet të dëgjoj trupin tim dhe të shtoj gradualisht shkallën e stërvitjes. Nuk di të them se kur do të rikthehem në pistë dhe këtë gjë nuk e dinë as doktorët”.

Leave A Comment