• Home
  • Champions League
  • Juventusi, fytyrë tjetër në Champions. Synon ta mbyllë kualifikimin sonte ndaj rusëve

Juventusi, fytyrë tjetër në Champions. Synon ta mbyllë kualifikimin sonte ndaj rusëve

I freskët nga humbjet ndaj Sassuolos dhe Veronës në Serie A, Juventusi tenton t’i japë një kthesë të re emocionale sezonit të vet duke sfiduar Zenitin në Champions. Kundër rusëve, në fakt, kalimi në raundin tjetër është i mundur për bardhezinjtë, nëse fitojnë sonte.

Zenitit i duhet një fitore për të shpresuar në kualifikim kundër Chelsea apo Juventusit, me torinezët që kanë pikë të plota deri më tani. Ndryshe nga kampionati, vetëm rezultate pozitive për skuadrën e Allegrit, edhe kundër kampionëve të Europës në fuqi, bluve të Londrës.

Allegri zgjedh të luajë në sulm me Dybala dhe Morata, teksa Chiesa është rikuperuar dhe pritet titulluar në krahun e djathtë. Në mesfushë ka vend edhe për Bernardeschi, në anën e kundërt, me Locatelli dhe McKennie si të brendshëm. Në mbrojtje Danilo, Bonucci, De Ligt dhe Alex Sandro, përpara portierit Szczesny. Dyshimi i madh i Zenit është Malcom. Në rast konfirmimi, në krah të tij do të jetë Claudinho. Në portë Kritsyuk, i mbrojtur nga Chistyakov, Lovren dhe Rakitskiy.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Locatelli, McKennie, Bernardeschi; Dybala, Morata.
ZENIT (3-4-2-1): Kritsyuk; Chistyakov, Lovren, Rakitskiy; Sutormin, Barrios, Wendel, Karavaev; Mostovoy, Claudinho; Azmoun.

Leave A Comment