• Home
  • Kupa e Botës
  • “Neymar nuk ishte i dëmtuar”, polemika në Brazil për mungesën e O Ney kundër Argjentinës: Ishte në një lokal

“Neymar nuk ishte i dëmtuar”, polemika në Brazil për mungesën e O Ney kundër Argjentinës: Ishte në një lokal

Neymar ka munguar në ndeshjen e Brazilit kundër Argjentinës për shkak të një shqetësimi në kofshë, por mungesa e tij ka bërë të shpërthejnë polemikat në Brazil.

Gjatë emisionit “O donos da bola”, një nga protagonistët ka akuzuar kampionin e PSG se e ka kaluar natën para ndeshjes në një prej lokaleve më të famshëm të Sao Paulo-s, pa u shqetësuar për gjendjen e tij fizike në prag të ndeshjes së madhe kundër Messi-t me shokë.

“Në fund të ndeshjes kundër Kolumbisë ka kërcyer me një kapele kauboji në fushë, por nuk e bën një gjë të tillë nëse ke një problem në kofshë”.

Neymar do të kthehet në Paris, me klubin që nuk ka frikë se mund të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Manchester City-t, duke parë se nga Brazili kanë ardhur lajme të mira mbi gjendjen e tij.

Leave A Comment