• Home
  • Premier League
  • Padrejtësi ndaj Brojës dhe Southampton-it, arbitri shpëton Maguire dhe Manchester United (Video)

Padrejtësi ndaj Brojës dhe Southampton-it, arbitri shpëton Maguire dhe Manchester United (Video)

Manchester United është ndalur në shtëpi nga Southampton-i i Armando Brojës në javën e 25-të të Premier League. Një rezultat që i lë Djajtë e Kuq jashtë zonës Champions në renditje.

Sancho ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 21-të, ndërsa miqtë kanë barazuar në të 48-ën me Adams. Një sfidë që pritet të shkaktojë shumë polemika për shkak të asaj që ka ndodhur në fundin e ndeshjes mes Brojës dhe Maguire.

Sulmuesi kuqezi është futur në zonën e rreptësisë pasi ka kaluar me lehtësi mbrojtësin e United dhe më pas ka pësuar faull nga ky i fundit dhe një shkelje në këmbë që është dukur e qëllimshme.

Për habinë e të gjithëve, arbitri nuk ka marrë asnjë vendim dhe as VAR nuk ka ndërhyrë. Një penallti e mohuar për Shenjtorët, që mund të ishin larguar me tri pikë shumë të rëndësishme nga Old Trafford.

Leave A Comment