• Home
  • Futboll Bota
  • Sacchi i jep kurajo Interit: Ja gjëja për të cilën duhet të punojë më shumë

Sacchi i jep kurajo Interit: Ja gjëja për të cilën duhet të punojë më shumë

Arrigo Sacchi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për Interin dhe “nokautin” e mbrëmshëm ndaj Liverpool-it në 1/16 të Ligës së Kampionëve: “Rezultati na lë të dëshpëruar, por Interi zhvilloi një lojë të mirë, u ballafaqua me dinjitet ndaj anglezëve.

Zikaltrit duhet të punojnë shumë në presing. Nuk mund t’i lejoni kundërshtarët tuaj të luajnë ashtu siç dëshirojnë. Më bëri përshtypje qasja e Liverpool-it, jo Salah dhe Mané. Britanikët sulmuan me shumë më tepër lojtarë se kundërshtarët e tyre. Perisic? Ai ishte shumë i mirë, edhe Brozovic nuk më zhgënjen kurrë”.

Nga ana e tij, Mario Sconcerti analizoi paraqitjen e Interit kundër Liverpool-it në “Corriere della Sera”: “Ishte një ndeshje e mirë mes dy skuadrave që kanë respektuar njëra-tjetrën për një kohë të gjatë, madje edhe shumë, duke deformuar kështu të dyja skemat e tyre më të mira.

Interi ishte i pafat në fund, nuk pati kurrë një ndjenjë të vërtetë inferioriteti, veçanërisht në hapjen e pjesës së dytë, kur një pjesë e ndrojtjes fillestare tashmë ishte zhdukur. Pastaj shënoi Salah. Loja mori kështu mizorinë e ndryshimit të vërtetë, të mirën nga njëra anë, të gjitha të tjerat në anën zikaltër.

Interi shpesh herë ka luajtur mirë, por këtë radhë e tregoi veten përballë një kundërshtari superior. Ndoshta të rinjtë e Inzaghit kanë peshuar edhe në drejtimin që mori ndeshja në fund. Ama, duke parë lojën, më vjen keq për rezultatin”.

Leave A Comment