• Home
  • Futboll Bota
  • “Le Iene” harton kontratën e Balotelli me Mancini për të shkuar në Botërorin e Katarit

“Le Iene” harton kontratën e Balotelli me Mancini për të shkuar në Botërorin e Katarit

Mario Balotelli mori pjesë në stazhin e kombëtares italiane më 26 janar dhe ndoshta mund të rikthehet në fushë me fanellën blu për “play-off”-in e Botërorit. A mund të jetë dora e “Le Iene” pas kësaj thirrjeje të mundshme? Përgjigja është po! Në fakt, mbrëmjen e sotme, në emisionin e njohur italian do të transmetohet takimi mes Stefano Cortit dhe Roberto Mancinit, më pas edhe me Mario Balotellin.

Korrespondenti i propozon Mancinit një profil lojtari të dobishëm për një skuadër perfekte, atë të sulmuesit të Adana Demirspor, dhe i lexon një kontratë të përbërë nga një sërë urdhërimesh, që SuperMario duhet t’i zbatojë deri në germë për t’u thirrur. Nëse arrin t’i respektojë, trajneri duhet ta thërrasë.

Rregullat që duhen respektuar janë: shënoni të paktën 10 gola, 8 asiste, merrni maksimumi një karton të verdhë, silluni mirë edhe jashtë fushës. Më pas, një pikë e fundit për të vijuar: “namazin e akshamit”, që do të lexohet çdo mbrëmje.

Me nënshkrimin e Mancinit në kontratë, Stefano Corti takon kështu Mario Balotellin: “E ke ndjekur Italinë këtë verë?” Sulmuesi i përgjigjet: “Patjetër që po. Nëse kjo skuadër fitoi Kampionatin Evropian pa mua, kjo ndodhi sepse dha 200%. Me siguri, nëse do të kisha qenë mirë dhe do të kisha luajtur këtë Europian, ndoshta do ta kishim fituar më lehtë”.

Më pas Corti i shpjegon të gjitha rregullat e kontratës, duke i komentuar ato një nga një, përfshirë edhe namazin e akshamit. Sulmuesi i pranon të gjitha me përulësi.

Leave A Comment