Inter-Liverpool, Klopp ka gati surprizën kundër zikaltërve

Blerja e Luis Diaz nga ana e Liverpool-it në janar ka qenë një nga goditjet e mëdha të merkatos së janarit. Prtishmëria në shtëpinë e Të Kuqve është shumë e madhe, siç ka konfirmuar edhe vetë Jurgen Klopp:

“Një lojtar i pabesueshëm që ka një pasion të madh për futbollin. Buzëqesh gjithmonë dhe jam shumë i kënaqur që e kemi në ekip. Pritshmëria jonë është e madhe, do të bëjë historinë këtu”, ka thënë trajneri gjerman.

Fjalë të rëndësishme për kolumbianin e datëlindjes ’97, si të mos mjaftonin 40 milionë eurot e shpenzuara për të siguruar shërbimet e tij.

Numrat e tij me Porton kanë qenë me të vërtetë mbreslënës: në 125 ndeshje ka shënuar 42 gola dhe ka dhënë 19 asiste, praktikisht një gol çdo dy ndeshje.

Akoma nuk e ka gjetur vendin e tij te Liverpool-i, por mund të jetë një armë shumë e rëndësishme për t’u aktivizuar nga stoli falë shpejtësisë së tij dhe nuhatjes për golin. Inter do të duhet të bëjë shumë kujdes.

Leave A Comment