• Home
  • Futboll Bota
  • Fabian Ruiz beson tek ëndrra: Nuk e imgjinoj dot se çfarë do të ndodhte

Fabian Ruiz beson tek ëndrra: Nuk e imgjinoj dot se çfarë do të ndodhte

Fabian Ruiz ka dhënë një intervistë të gjatë për AS. Mesfushori i Napoli-t ka folur për tema të ndryshme që kanë lidhje me të tashmen dhe të ardhmen e tij me ekipin italian.

Mes gjëravë të tjera, spanjolli ka folur edhe për luftën për titull të skuadrës së tij kundër Inter-it dhe Milan-it.

“Titull? E dimë se është e vështirë, por jemi një skuadër e madhe dhe mund të qëndrojmë lart deri në fund, këtë e tregojnë numrat”, ka shpjeguar Fabian Ruiz.

“Kam fituar një titull në Napoli, Kupën e Italisë 20202, dhe na ka lënë një shije gjysmë të hidhur dhe gjysmë të ëmbël sepse nuk e kemi festuar me tifozët tanë për shkak të Covid-it.

“Nuk arrij ta imagjinoj çfarë do të ndodhte nëse do të arrinim ta realizonim ëndrrën… Qyteti e meriton. E vëmë re mbështetjen jo vetëm në stadium, që është normale, por edhe çdo ditë, në rrugë, kudo”.

Në lidhje me të ardhmen: “Më kërkojnë klubet e mëdha në Spanjë? Më vjen mirë që këto klube janë të interesuar për mua, kjo është e qartë. Në këtë moment mendoj vetëm për Napoli-n, ndihem shumë mirë këtu dhe kemi sfida të mëdha përpara. Ideja për t’u kthyer në Spanjë në të ardhmen është gjithmonë aty: është shtëpia ime…”.

Leave A Comment