Zbulimi i Mane: Nuk flas për këtë gjë me Salah

Sadio Mane, në një intervistë të dhënë për Que Golazo në Youtube, i është përgjigjur disa pytjeve në lidhje me Kupën e Afrikës të fituar nga Senegali i tij kundër Egjiptit të Mohamed Salah:

“Nuk kemi folur akoma për Kupën e Afrikës, sepse e di se ai është akoma i zhgënjyer. Kemi folur vetëm për lojërat psikologjike që kemi bërë para gjuajtjes së penalltive”, ka thënë Mane.

“Kur kam parë se i është afruar portierit për t’i shpjeguar si i gjuaj unë penalltitë, jam afruar edhe unë për t’u përgjigjur dhe e kam këshilluar t’i thotë se do ta gjuaja në anën e djathtë. Kemi folur dje për këtë dhe kemi qeshur”.

Leave A Comment