• Home
  • Basketboll Vendi
  • Tirana Barleti Basket fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Partizanin pas kohës shtesë

Tirana Barleti Basket fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Partizanin pas kohës shtesë

Skuadra e Tirana Barleti Basket (TBB) është shpallur sot pasdite fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pas fitores 74-71 ndaj Partizanit në finalen e luajtur në “Asllan Rusi”. Një ndeshje me emocione dhe rivalitet, vendosur pas kohës shtesë për TBB, që fiton këtë trofe për herë të parë në histori.

Pasi eliminoi në gjysmëfinalet kampionet e Flamurtarit, TBB mposhti në finale Partizanin, që dorëzon kështu trofeun fituar vjet (të kuqtë mposhtën vjet vlonjatet po në shtesë).

Ndeshja nisi më mirë për Tirana Barleti Basket, që udhëheq 22-16 pas përfundimit të peridoës së parë. Skuadrat luajnë me hope dhe janë të kuqtë që rikuperojnë në çerekun e dytë, duke barazuar shifrat në 37-37 në përfundim të pjesës së parë.

TBB rimerr sërish frenat e periodën e tretë, ku udhëheq 54-51, por Partizani rikuperon sërish, duke barazuar shifrat në 64-64 në përfundim të kohës së rregullt. Në shtesë, Tirana Barleti Basket shkëputet dhe fiton 74-71, në një finale dramatike dhe me emocione në fund.

Dabovic me 20 pikë e E.Bujari me 19 ishin dy shënueset më të mirë për TBB, ndërsa për Partizanin u dallua Ornela Lalaj me 36 pikë, por që s’mjaftuan ëpr ët fituar.

Leave A Comment