• Home
  • Formula 1
  • Zyrtare! Max Verstappen heq dorë nga nr.33, ja numri që do të mbajë në makinë

Zyrtare! Max Verstappen heq dorë nga nr.33, ja numri që do të mbajë në makinë

Max Verstappen, i shpallur dy javë më parë kampion bote në Formula 1, ka vendosur të heqë dorë nga numri 33 që ka mbajtur gjatë gjithë këtyre sezoneve. Piloti holandez i Red Bull ka konfirmuar se gjatë vitit 2022 do të mbajë numri 1, atë të kampionit të botës.

Hera e fundit që një pilot ka mbajtur numri 1 ka qenë viti 2014, me Sebastian Vettel, kur shpallej kampion bote me red Bull. “Do të mbaj numrin 1, pasi e mendoj se është numri më i mirë nga të gjithë”, u shpreh Max Verstappen.

E di që për marketing njerëzit dëshirojnë që unë të mbaj numri 33, si gjithnjë, por ju garantoj se edhe numri 1 do të ngjajë shumë bukur te makina. Do të përpiqem ta mbroj atë numër sezonin e ardhshëm”, deklaroi për mediat Max Verstappen.

Leave A Comment