• Home
  • Seria A
  • Barazoi ndaj Atalanta-s, Allegri: Me gjithë respektin për Milanin dhe Napolin por po ju them se…

Barazoi ndaj Atalanta-s, Allegri: Me gjithë respektin për Milanin dhe Napolin por po ju them se…

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, komentoi për mikrofonat e DAZN-it për barazimin e bardhezinjve ndaj Atalantës: “Kemi bërë shumë gabime në fazën e realizimit, në hapin e fundit. Pak minuta terror për disa pasime te gabuara dhe pasi falem topat, por De Ligt u sakrifikua dy herë.

Pjesa e dytë po aq e mirë sa e para, paradoksalisht me topin tonë humbëm një pasim, ata rifilluan kunderuslmin dhe ne goditje denimi Malinovskyi ishte i zoti te shenonte. Duhet thënë se skuadra besoi deri në fund dhe Danilo ishte i zoti për të shënuar”..

I kenaqur me tredhembeshin perpara Dybala-Vlahovic-Morata?

“Mirë, por jo vetëm nga të tre ata përpara. McKennie dhe Rabiot hapën hapësirat për Morata dhe Dybala për të luajtur. Ata bënë trekëndësha të mira. Pastaj ishte një moment kur e mbushem zonen e tyre. Ne barazuam, një pikë e rëndësishme, e dimë që Atalanta është një konkurrente Champions”.

Ka përfunduar zyrtarisht gara e Scudettos?
“Ishte zyrtare edhe më parë, ka shumë pikë për t’u rikuperuar nga tre skuadra. Gjithmonë duhet të fitosh, është e pamundur. Duhet të mendojmë për vendin e katërt dhe të përmirësojmë performancën”.

Pse nuk luajti Zakaria?
“Ai luajti dy ndeshje, pastaj pashë McKennie i cili ishte ne forme. Zakaria erdhi nga dy ndeshje të rëndësishme dhe unë preferova të luaja me nje me te fresket”

A fitojnë kampionatet sulmet më të mira apo mbrojtja më e mirë?
“Unë besoj se në epërsi është sulmi më i mirë dhe mbrojtja e dytë më e mirë. Me përjashtim të Juventusit të Sarrit që kishte pesuar shume, mendoj se mbrojtjet qe pesojne me pak fitojne”.

Kush e fiton kampionatin?
“E kam thënë që nga shtatori, për mua Interi fiton. Me gjithë respekt për Milanin dhe Napolin, por dje ishte një hap i rëndësishëm për Interin”.

Interi është superior ndaj Juventusit?
“Tani për tani, po, ne kemi humbur shumë pikë në ndeshjen e parë. Nëse do të kishim 4 pikë të tjera, do të argëtoheshim.”

Vlahovic si tu duk?
“Ai është 22 vjeç, mbërriti te Juventus dhe duhet të mësojë të mos nervozohet gjatë lojës kur gjërat nuk ecin”.

Leave A Comment