• Home
  • Seria A
  • Kriza e zezë e Lautaro; vetëm një gol më 2022. Inzaghi me “duart e lidhura”

Kriza e zezë e Lautaro; vetëm një gol më 2022. Inzaghi me “duart e lidhura”

Lautaro Martinez do të kishte dashur të ishte sërish protagonist i stadiumit “Maradona”. Transfertë në të cilën mbeti ‘thatë’ edhe një herë, për të gjashtën ndeshje radhazi në kampionat. I vetmi gëzim i “Toro” në vitin 2022, – thekson ‘Tuttosport’, – është penalltia e shndërruar në gol në Superkupë kundër Juves.

Nëse në Napoli nuk do të merrte pjesë në aksionin e golit të barazimit (1-1) nga Dzeko, sigurisht që ka rezultuar edhe më pak i vlerësuari (me notë) nga mediat italiane. Inzaghi pret reagim të shpejtë prej tij, në funksion të ëndrrave të mëdha në Champions, që kalojnë përmes përballjes së dyfishte me Liverpool.

Trajneri zikaltër po mendon  t’i japë Sanchez një fanellë titullari. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se argjentinasi mund të qëndrojë jashtë formacionit në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Inzaghi, i cili di ta menaxhojë mirë dhomën e zhveshjes, e di se sa të mëdha mund të jenë pasojat psikologjike pas një vendimi të tillë.

Leave A Comment