• Home
  • Premier League
  • Big Brother Vip mbërrin tek Arsenal-i, ja për kë voton Xhaka (Video)

Big Brother Vip mbërrin tek Arsenal-i, ja për kë voton Xhaka (Video)

Big Brother Vip është një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm. Një ndjekës special i emisionit duket se është edhe mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka.

Zvicerani me origjinë shqiptare ka publikuar një storie në profilin e tij në Instagram në të cilën ka bërë thirrje që të votohet për  Donald Veshaj si fituesin e edicionit të parë të Big Brother Vip Albania.

“Donald mas pari më lër të flasë, suksese në finale, jemi me ty forca”, ka qenë mesazhi i Xhakës në videon e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se fituesi i Big Brother Vip do të zbulohet më 18 shkurt dhe se në finale, përveç Donaldit, janë edhe Iliri, Beniada dhe Einxhel.

Leave A Comment