• Home
  • Seria A
  • Danilo në frymën e fundit, Juventusi shmang humbjen në Bergamo por nuk përfiton nga përplasjet e kreut (VIDEO)

Danilo në frymën e fundit, Juventusi shmang humbjen në Bergamo por nuk përfiton nga përplasjet e kreut (VIDEO)

Një gol në minutën e fundit për të shmangur një humbje që do të kishte qenë gati vendimtare në Bergamo ndaj një kundërshtari direkt…

Juventusi gjen barazimin 1-1 ndaj Atalanta-s me anë të Danilo, në goditjen e këndit të goditur mjeshtërisht nga Dybala.

Një ndeshje që mund të kishte përfunduar me çdo rezultat, duke parë rastet e krijuara, por që u zhbllokua vetëm në 15 minutat e fundit, kur silura e Malinovsky i dha avantazhin djemve të Gasperinit, që deri në atë moment kishin kërkuar golin, edhe pse pjesa e dytë në fillim foli për bardhezinjtë.

Një ndeshje ku bie në sy sidomos paraqitja e Boga, një shigjetë për bluzinjtë e Gasperinit (blerja e janarit) Ndërkohë, Vlahovic shpërdoroi raste pafund dhe shpesh duke gabuar edhe pasime të lehta.

Në fund, kur shpresat e Juventusit po shuheshin dhe kur Atalanta madje iu afrua edhe golit të dytë me Hateboer, erdhi goli i Danilos që është oksigjen.

Leave A Comment