• Home
  • Futboll Bota
  • Capello këshillon Juventusin: Me Vlahovic sillu siç bëra unë me Ibrahimovic

Capello këshillon Juventusin: Me Vlahovic sillu siç bëra unë me Ibrahimovic

Për mikrofonat e “Tuttosport”, Fabio Capello prezanton derbin e Torinos, që do të luhet nesër mbrëma në stadiumin e Juventusit: “Torino tani ka një lloj loje në mendje dhe e ka asimiluar në mënyrë perfekte.

Do të luajë duke i sulmuar bardhezinjtë dhe vertikalisht, ndërsa Juventusi me Vlahovic është ndryshe nga më parë. Tani ai e zotëron mirë fushën. Nëse arrin të lirohet, ai bëhet shumë i rrezikshëm”.

Më pas, Don Fabio u fokusua te sulmuesi serb: “U habita sesi Juventusi arriti ta merrte, në një kohë kur flitej për bilanc. Dhe jam i lumtur që qëndroi në Itali.

Ai është i ri dhe ka forcë, intuitë e shpejtësi. Këshillojeni që të punojë edhe më në anën teknike, të bëjë siç bëra unë me Ibrën”.

Leave A Comment