• Home
  • La Liga
  • “Jam bërë i padurueshëm për këtë arsye”, Carvajal: Mbappe mund të vijë te Real-i

“Jam bërë i padurueshëm për këtë arsye”, Carvajal: Mbappe mund të vijë te Real-i

Dani Carvajal është rrëfyer në 360 gradë në programin Radioestadio noche në Onda Cero. Mbrojtësi i Real Madrid ka folur për tema të ndryshme. Nga aspektet personale deri te sezoni me Los Blancos dhe sfidën në Champions League kundër PSG-së së Sergio Ramos dhe Kylian Mbappe, përveç Lionel Messi-t.

Carvajal është përqendruar fillimisht te shëndeti i tij dhe nëse Covid mund të konsiderohet i kaluar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dëmtimet që ka patur në kohët e fundit:

“Jam mirë dhe nuk kam patur probleme pas Covid-it. Kam patur pak temperaturë. Ka qenë si një grip i thjeshtë”. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për probleme fizike: “Nuk e di pse dëmtimet janë shtuar në vitet e fundit. Kur dëmtohesh, karakteri yt ndryshon. Nuk dua ta mohoj.

“Kur futbollistët dëmtohen, bëhen më të padurueshëm. Atletët e niveleve të larta janë të gatuar në këtë mënyrë. Duan të luajnë. Nëse nuk është e mundur, zemërohen”.

Në lidhje me sfidën e Champions League kundër PSG-së dhe kundër Sergio Ramos: “Shpresoj për të që të mund të rikuperojë nga problemet e tij fizike. Do të doja që të ishte në maksimum kundër nesh. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i uroj që të jetë mirë”.

Nga një ish-ylli i Real Madrid te një yll që mund të bëhet “galaktik” në të ardhmen: “Mbappe? Mbappe është një lojtar shumë i mirë që luan për skuadrën e tij prej shumë vitesh. Duket se kontrata e tij është drejt skadencës dhe mund të veshë fanellën tonë në të ardhmen. Gjithsesi, do të jetë rivali ynë dhe duhet të mbrohemi mirë. Nëse do të luaj në Champions, do të jemi në të njëjtin krah të fushës…”.

Leave A Comment