• Home
  • Bundesliga
  • Një italian dhe një argjentinas, Bayern ka gati planin nëse Lewa thotë lamtumirë

Një italian dhe një argjentinas, Bayern ka gati planin nëse Lewa thotë lamtumirë

Bayern Munich po planifikon merkaton e qershorit të ardhshëm.

Mund të merret nga Napoli Lorenzo Insigne, por edhe 21-vjeçari Julian Alvarez i River Plate.

Ylli i ri argjentinas kërkohet nga shumë klube të mëdha të Europës, por vetë lojtari ka thënë për portalin gjerman Ezpress.de: “Kam një ofertë nga Bayern Munich”.

River Plate kërkon 25 milionë euro, duke parë se konkurrenca e fortë dhe shumë e madhe: përveç Bayern, për Alvarez interesohen edhe Real Madrid, Sevilla, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham dhe Aston Villa.

Megjithatë, Bayern kërkon ta mbyllë shumë shpejt operacionin për të qenë gati në rast të një lamtumirë të Lewandowski-t në fund të sezonit dhe objektivi, siç  shkruajnë në Gjermani, është që të përforcohet skuadra me sulmuesin italin dhe atë argjentinas.

Leave A Comment