• Home
  • Premier League
  • U pyet mbi talentin e Sporting Lisbona, Guardiola zbulon “gabimisht” shifrën e lojtarëve që City ka në huazim!

U pyet mbi talentin e Sporting Lisbona, Guardiola zbulon “gabimisht” shifrën e lojtarëve që City ka në huazim!

Pep Guardiola ka folur në prag të ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbona. Trajneri i Manchester Cityt nuk i beson shume kundërshtarit të tij: “Liga portugeze është jashtëzakonisht konkurruese.

Ne luajtëm kundër Porto sezonin e kaluar dhe e kuptuam se sa të fortë ishin. Ka lojtarë shumë të fortë dhe në fakt yjet fluturojnë në Spanjë, Angli, Gjermani apo France. Sporting është një ekip i bashkuar, marrëdhënia mes trajnerit dhe skuadrës është gjëja më e rëndësishme, është një ekip fizik, i cili ka vrap.

Ata fituan titullin sezonin e kaluar, pas kaq shumë vitesh, duke mposhtur Porton dhe Benfikën. Fituan në fazën e grupeve kundër Ajax-it dhe Dortmundit, ata janë një ekip shumë i mirë”.

Por, flitet edhe per nje lojtar qe eshte ne pronesi te Manchester Cityt dhe po shkelqen me Sportingun.

Katër gola dhe katër asistime në 21 paraqitje këtë sezon. Pedro Porro po rritet në Sporting dhe Pep Guardiola mund të jetë vetëm i lumtur, duke qenë se mbrojtësi i krahut i lindur në 1999 është në pronësi të Manchester City. Trajneri iu përgjigj në konferencën për shtyp atyre që e pyetën nëse kishte folur së fundi me lojtarin.

“Unë e njoh atë në mënyrë perfekte, por ne kemi ndoshta 250 lojtarë të huazuar dhe nuk mund të flas me të gjithë. Nuk kam kohë. Jam i kënaqur që ai po bën mirë.”

Leave A Comment