• Home
  • Seria A
  • Inter nuk humb kohë në pjesën e dytë, Dzeko nuk fal (Video)

Inter nuk humb kohë në pjesën e dytë, Dzeko nuk fal (Video)

Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë e Napoli-Inter ka nisur me një gol të shpejtë. Këtë herë kanë qenë zikaltrit ata që kanë shënuar, vetëm dy minuta pas fillimitt  të 45 minutave të dyta.

Ka qenë Edin Dzeko që ka barazuar rezultatin, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase. Dhjetë gola për boshnjakun në këtë sezon të Serisë A.

Inter mbetet në krye të renditjes me 54 pikë me këtë rezultat,  Napoli në të dytin me 53.

Leave A Comment